17:18 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi nga Prishtina shënon super gol kundër Feyenoordit

Sulmuesi Agim Zeka, ka realizuar një super gol të hënën në Holandë.

20 vjeçari që luan për skuadrën Fortuna Sittard ka realizuar kundër Feyenoordit në ligën Beloften Eredivisie, ku garojnë rezervistët.

Zeka është huazuar në Holandë nga ekipi francez Lille, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi që luan për Shqipërinë, ende nuk ka arritur që të debutoj në ekipin e parë.  /Indeksonline/