75 Mall Live Search
21:13 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi që e ‘dridhi’ Bullgarinë, shumë afër transferimit te ekipi londinez

Sulmuesi i njohur Elbasan Rashani pritet të largohet këtë verë nga Norvegjia.

26 vjeçari që luan te skuadra Odd, po përcillet me vëmendje nga ekipi londinez Fulham.

Këta të fundit edicionin e kaluar nuk arritën të mbijetonin në Premier Ligë dhe sivjet do të garojnë në Championship.

Sipas Daily Mail, me 500,000 funta Fulham mund të sigurojë shërbimet e Rashanit.