75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Sulmuesi shqiptar i bllokuar në Barcelonë: Policia mund të më kishte arrestuar

Pas lajmit të “Panorama Sport”, sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj e ka konfirmuar në një lidhje direkte për “Supersport” se është bllokuar në Barcelonë, për shkak të Koronavirusit.

Sulmuesi verilindor në intervistën e dhënë, është shprehur se ka mbetur i bllokuar në Spanjë, duke thënë se pak ditë më parë kishte dalë për vrap, por rrezikoi të futej në burg nga policia.

“Në kushte më të mira do të qëndroja me gjithë qejf në Spanjë. Në fillim isha në Greqia, e nisa atje fizioterapinë. Atje u mbyllën të gjitha kufijtë. Më pas vendosa ta vazhdoja në Barcelonë. U mbyll gjithçka, preva biletat, por u anulua gjithçka dhe mbeta këtu. Para 3 ditësh, kisha dalë për vrap. Më ndaloi policia, por më toleruan sepse isha i huaj, mund të isha futur edhe në burg. Kam mbetur prapa me fizioterapinë. Bëj ushtrime në shtëpi.

Përveç ushtrimeve duhet të bëj vrap, që është e pamundur këtu. Me këtë qethje me të vërtetë jam për burg. Me presidentin nuk kam folur, por kam folur me pjesën tjetër të ekipit. Rikthimi i kampionatit? Më e rëndësishme për momentin është shëndeti, futbolli kalon në plan të dytë. Titulli? Mund të rikuperojmë 9 pikë nuk janë shumë, gjithçka varet nga ne.