16:51 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi shqiptar i Chelseat mposht i vetëm Arsenalin

Armando Broja vazhdon të shkëlqej me skuadrën e 18-vjeçarëve të Chelseat.

Talenti me origjinë shqiptare shënoi një dopietë në ndeshjen e parë sezonale, ndaj Arsenalit dhe kështu i ka dhënë fitoren skuadrës së tij.

Golin e parë Broja e shënoi në minutën e 12-të, ndërsa golin e dytë e gjeti në pjesën e dytë.

17-vjeçar po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregon në çdo ndeshje duke qenë deçiziv.