75 Mall Live Search
15:52 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Sulmuesi shqiptar në formacionin e javës në Serie B

Stiven Shpendi është përfshirë në formacionin e javës së 26-të në Serinë B në Itali.

Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 9.2, më e larta se të gjithë lojtarët e tjerë. Kjo për shkak të dygolëshit që shënoi kundër Frozinones.

Në minutën e 18-të të ndeshjes tundi për herë të parë rrjetën dhe në pjesën e dytë la sërish shenjën e tij. Kështu Stiven ka arritur në kuotën e 9 golave këtë sezon.

WhatsApp Image 2026-02-23 at 10.14.13 (2)