Sulmuesi shqiptar pjesë e pazarit, Chelsea ofron Brojën për mbrojtësin e Benficas

Skuadra e Chelseat është duke tentuar të sjellë lojtar të ri gjatë afatit të janarit dhe tentimi i parë duket se ka dështuar për momentin.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Benfica, Antonio Silva, i cili është një prej lojtarëve më të kërkuar momentalisht, shkruan Indeksonline
Ashtu siç raporton “The Sun”, Blutë e Londrës ofruan 60 milionë euro plus sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Por kjo ofertë nuk u pranua nga drejtuesit e klubit portugez.
Silva është vetëm 20-vjeçar po shihet si mbrojtësi i së ardhmes në futbollin europian. Vlera momentale në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 45 milionë euro.
Këtë sezon ai ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligën e Portugalisë dhe ka shënuar një gol.
Kujtojmë që Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit të janarit, kjo për shkak të paraqitjeve të dobëta./Indeksonline/