75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Sulmuesi shqiptar tradhton kombëtaren, pranon të luaj për Greqinë

Sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj, që po shkëlqen këtë sezon në Superligën greke me ekipin e Panioniost, nuk e ka zgjedhur ende Kombëtaren për të cilën do të luajë. Mediat në vendin helen, një javë më parë deklaruan se ai e ka bërë zgjedhjen e tij, për të përfaqësuar Shqipërinë.

Por, ndërkohë është trajneri i Kombëtares greke, Angelos Anastiadis, i cili ka folur rreth çështjes Durmishaj, dhe është shprehur: “Asgjë nuk bëhet pa dëshirën e lojtarit. I kam parë shumicat e ndeshjeve të Panioniosit. Fola me të pak ditë më parë. I thashë se jemi të interesuar të vinte në kombëtare. Ka pasur shpresa për tek Shqipëria, por më tha se dëshiron të luftojë për vendin helen. Procedurat për pasaportën e tij kanë nisur, dhe besoj se do kemi një fund të lumtur.”

Në të njëjtën linjë, është edhe drejtori teknik i ekipeve kombëtare greke, i cili deklaron: “Kemi folur me lojtarin dhe menaxherin e tij. Jemi në rrugën e duhur, dhe shpresoj se brenda javës, mund ta mbyllim këtë çështje, dhe me dëshirën e lojtarit, do vijë të luajë për Greqinë. Kemi kohë që e diskutojmë këtë gjë, dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Ky është realiteti.”