Sulmuesi shqiptar zyrtarizohet tek skuadra e Abu Dhabit

Futbollisti shqiptar, Taulant Seferi karrierën do ta vazhdoj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi 26-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës FC Baniyas në Abu Dhabi, shkruan IndeksOnline.
Supersport raporton se lojtari nga Kumanova ka nënshkruar kontratë një vjeçare si huazim me të drejtë blerje nga skudra ukrainase Vorskla Poltava.

Sulmuesi kalon tek Baniyas me ndërmjetësimin e kompanisë “Part of the Game” dhe gjatë aventurës së tij tek kjo skuadër do të përfitojë rreth 900 mije dollarë. Në rast se klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të blejë kartonin e 26-vjeçarit, atëherë do të paguajë një shifër të konsiderueshme.
Transferimin e Seferit e ka paralajmëruar ditën e djeshme skuadra e FC Baniyas, përmes faqes zyrtare./IndeksOnline/