Sulmuesit në telashe: 8 yjet që ende nuk kanë shënuar këtë sezon
Kanë kaluar gati dy muaj që kur ligat kryesore në Evropë kanë rifilluare aktivitetin e tyre. Gati 10 javë kanë kaluar dhe ende mund të gjejmë sulmues që ende nuk kanë shënuar gol këtë sezon.
1. Luuk de Jong

Sulmuesi i Sevillas ende nuk e di se çfarë është të shënosh gol për ekipin spanjoll. Në Camp Nou, ai kishte shumë mundësi për ta bërë këtë.
2. Luka Joviq

Transferi i ri i Real Madridit, Luka Joviq ende nuk e ka gjetur rrugën e golit. Njëherë serbi realizoi, por VAR ia anuloi.
3. Gonçalo Guedes

Lojtari i Valencias ende nuk e ka shijuar golin këtë sezon, ndërsa të gjithë presin që ai të japë më shumë kontribut.
4. Jesse Lingard

Kriza e Manchester United shpjegohet pjesërisht nga performanca e dobët e sulmuesve të saj. Lingard tash e një kohë shumë të gjatë nuk e di çfarë është të shënosh.
5. Moise Kean

Sezonin e kaluar ai tregoi formë të mirë në Juventus, ndërsa këtë verë u transferua në Everton. Italiani ende nuk e ka hapur llogarinë në Premierligë.
6. Gerard Deulofeu

Pas largimit nga Barcelona, Deulofeu shkoi në Watford. Atje si krejt ekipi edhe spanjolli në një formë të dobët.
7. Christian Pulisiq

Ylli i ri amerikan erdhi te Chelsea si zëvendësuesi i Eden Hazard, por për momentin nuk ka arritur të shfaq shenja të tilla. Ende nuk ka shënuar asnjë gol.
8. Arkadius Milik

Edhe pse nuk është fillestar, sulmuesi polak nuk e ka ndihmuar ekipin e tij me gola kur ai ka qenë në fushë këtë sezon./Indeksonline/