Sunak dënon sulmin iranian: Do vazhdojmë të mbrojmë Izraelin, Jordaninë dhe Irakun

Rishi Sunak ka dënuar sulmin e pamatur iranian kundër Izraelit.
Në një deklaratë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se sulmet “rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin”, shkruan BBC.
Ai shton: “Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun.
Së bashku me aleatët tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, transmeton Indeksonline.