75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / MSH

Sunak përkrah Izraelin: Ne duam që ju të fitoni

Kryeministri britanez, Rishi Sunak, ka udhëtuar sot drejt Izraelit, ku është takuar me homologun e tij Benjamin Netanyahun.

Ai ka mbështetur të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin ndërkombëtar, si dhe të drejtën për të ndjekur Hamasin, shkruan BBC.

Sipas Sunak, edhe palestinezët janë viktima të Hamasit, teksa shprehet i tronditur për skenat e shpërthimeve gjithandej vendit, përfshirë dhe shpërthimin në spitalin e Gazës.

Sunak i tha Netanyahut se është i lumtur të jetë në Izrael në këto ditë të vështira.

“Ne solidarizohemi me ju dhe jemi me njerëzit tuaj. Ne duam që ju të fitoni” ka thënë Sunak.