75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / S Z

Sunak shkon në Izrael: Sulmet e Hamasit, akte të tmerrshme të terrorizmit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka shkuar për vizitë zyrtare në Tel Aviv të Izraelit.

Sunak u tha gazetarëve në aeroport se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi” dhe ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.

“Mezi pres me padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak.

Ai tashmë është takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog, si dhe u takua me familjet e personave që janë marrë peng nga Hamasi.

Ai gjithashtu pritet të përdorë udhëtimin për të kërkuar ndihmë humanitare në Gaza.