75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / G T

Sunderlandi e ka seriozisht për Granit Xhakën!

Skuadra e Premier League, Sunderland është duke kërkuar një mesfushor gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka shihet si “pole position” për ekipin nga Premier Leauge, shkruan Indeksonline

Xhaka është duke u kërkuar me ngulmë nga ekipi që do bëjë gara në elitën e futbollit anglez gjatë sezonit të ri 2025/26.

Nuk dihet shuma e ofruar, por deri tani po raportohet se bisedimet mes agjentit dhe klubit kanë filluar.

Xhaka ishte pranë kalimit në AC Milan, por marrëveshja dështoi në momentin e fundit./Indeksonline/