75 Mall Live Search
17:57 / E Diele, 04 Janar 2026 / G T

Sunderlandi i Xhakës i merr një barazim dhe Tottenhamit në Londër

Skuadra e Sunderlandit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspurit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premier League.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, me golin e shënuar nga Davies në minutën e 30’të, shkruan Indeksonline

Por “Macet e Zeza” nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë, shënuan golin e barazimit me anë të Brobbey në minutën e 80’të.

Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe tregoi performancë të jashtëzakonshme.

Ky është barazimi i katërt me radhë për ekipin e Sunderlandit në Premier League – duke shkuar kështu në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 8-të./Indeksonline/