Sunderlandi luan sonte, por pa Granit Xhakën!
Skuadra e Sunderlandit sonte luan ndeshjen ndaj Burnleyt e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.
Te skuadra vendase mungon një emër i madh. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, i cili është i lënduar dhe s’do jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij, shkruan Indeksonline
Xhaka pritet të mungojë disa ditë – por pritet të rikthehet në ndeshjen e ardhshme.
Ndërsa te Burnley, i gatshëm është sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 21:00./Indeksonline./

