“Sunny Hill” arrin një tjetër sukses, nominohet për festivalin më të mirë
“Sunny Hill Festival” sivjet ka korrur sukses të padiskutueshëm.
Festivali, në krye të të cilit janë Dukagjin dhe Dua Lipa, arriti të bëhej kryetitull shumë mediave ndërkombëtare, duke sjellë në Kosovë emra ikonikë të muzikës globale, shkruan IndeksOnline.
Edicioni i sivjetëm tani po përballet me një tjetër sukses.
Është nominuar si festivali më i mirë i mesëm në Evropë!
Çmimet do të ndahen nga “European Festival Aëards” teksa “Sunny Hill-i” është nominuar në garën e festivaleve të madhësive të mesme.
“Tani është radha juaj. Votoni për Festivalin Sunny Hill dhe le ta sjellim këtë në shtëpi!” thuhet në njoftimin e “Sunny Hill Festival”./IndeksOnline/


