75 Mall Live Search
16:46 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / A

Sunny Hill bëhet gati për një natë elektrizuese me super DJ-in Seth Troxler

Numërimi mbrapsht deri në nisjen e festivalit më të madh të muzikës në vend e rajon, Sunny Hill Festival, tashmë ka nisur.

Festivali këtë vit do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht.

Lista e plotë e artistëve të edicionit të sivjetmë tashmë është finalizuar dhe një mori yjesh globalë pritet të dhurojnë spektakël për mijëra adhurues të muzikës.

Në mesin e emrave të mëdhenj që do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Festival këtë vit është edhe super DJ-i amerikan Seth Troxler, një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim të skenës elektronike botërore.

Me një karrierë që shtrihet mbi dy dekada, Seth Troxler ka ndërtuar një emër të veçantë në botën e muzikës house, techno dhe underground.

I lindur në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ai u bë i njohur për stilin e tij unik, ku kombinon ritme të thella, groove hipnotizuese dhe një qasje artistike që e shndërron çdo performancë në një eksperiencë të paharrueshme.

Troxler është një nga artistët që ka ndihmuar në formësimin e skenës moderne të muzikës elektronike, duke sjellë një tingull të veçantë që e ka bërë të dallojë në klubet dhe festivalet më prestigjioze të botës.

Performancat e tij në skena ndërkombëtare si Ibiza, Berlin dhe festivalet më të mëdha elektronike kanë fituar vlerësimin e publikut dhe kritikëve muzikorë.

Gjatë karrierës së tij, Seth Troxler ka publikuar një sërë produksionesh të njohura si “Love Never Sleeps”, “Hurt”, “Make You Happy”, “Lumartes” dhe “GX”, duke u shndërruar në një emër të respektuar jo vetëm si DJ, por edhe si producent kreativ.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e projekteve të rëndësishme si Visionquest dhe Tuskegee, të cilat kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e skenës house dhe techno.

I njohur për energjinë e tij të jashtëzakonshme, personalitetin karizmatik dhe aftësinë për të krijuar një lidhje të fortë me publikun, Seth Troxler sjell në Sunny Hill Festival një përvojë muzikore unike.

Duhet theksuar se festivali i këtij viti do të sjellë spektakël me shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, që do të kulmojë me super-yllin global të muzikës pop, Katy Perry.

Për këto net magjike të muzikës dhe spektaklit, biletat mund t’i gjeni në këtë link: LINKU