75 Mall Live Search
20:37 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / OSH

“Sunny Hill” mundëson nxënësit të njihen nga afër se si krijohet një këngë

Disa të reja kosovare në kuadër të fondacionit “Sunny Hill”, për 3 ditë u bënë pjesë e punëtorisë me mentore nga shkolla e muzikës në Suedi, për t’u njohur se si krijohet një këngë.

Pos me talentin e tyre, mysafirët tek kur erdhën mësuan edhe për një problem, që mbase ua vështirëson planet për të ardhmen, që është mosliberalizimi i vizave.

Liria e lëvizjes po del të jetë tejet e rëndësishme edhe për synimet e këtyre punëtorive. Megjithatë, për tre ditë, pjesëmarrëset janë të kënaqura me mësimet.

Punëtori të tilla pritet të mbahen përvjet, në kohën kur edhe mbahet festivali “Sunny Hill”.