“Sunny Hill” nis fushatën për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ditën e sotme (4 gusht) nis festivali “Sunny Hill” i cili do të zgjasë për katër ditë me radhë.
Hapjen e këtij festivali do ta bëj Dua Lipa.
Faqja zyrtare e këtij festivali përmes një postimi në “Facebook”, treguan që kanë nisur fushatën për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizim.

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, thuhet në postim./Indeksonline/