16:30 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

Sunny Hill Tiranë me njoftim të rëndësishëm për “Believers” e Prishtinës

Ashtu siç kishin njoftuar ditë më parë, personat të cilët kanë qenë të pajisur me biletat “Believers” në Sunny Hill Prishtina do të vlejnë edhe për atë në Tiranë.

Faqja zyrtare e këtij festivali ditën e sotme ka hapur formularin për ata që duan të bashkohen edhe në Tiranë, shkruan Indeksonline.

“Ftohen të gjithë “Believers” e Prishtinës që duan të bashkohen me ne në Tiranë të plotësojnë formularin (link në bio) 📄. Pas plotësimit të formularit, ju do të merrni biletën tuaj me email! 💙”, thuhet në njoftim.

APLIKIMIN MUND TA BËNI DUKE KLIKUAR KËTU./Indeksonline/