75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 31 Maj 2024 / MSH

“Sunny Hill” zbulon dy performuesit e radhës

Një prej organizimeve më të mëdha në Ballkan, “Sunny Hill Festival”, ka zbuluar dy performuesit e radhës, që do të ndezin skenën.

Bëhet fjalë për DJ-ët e famshëm, The Martinez Brothers, të cilët do të përformojnë në njërën nga ditët e koncertit.

Përveç tyre, sivjet në “Sunny Hill” do të përformojë edhe Burna Boy, si dhe Black Coffee.

Edicioni i sivjetëm mbahet nga 25 deri më 28 korrik dhe akoma ka shumë personazhe të mëdha të botës së muzikës që pritet t’i bashkangjiten.