13:57 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

SUPER-AKILI, NË FINALE

Akil Gjakova, po e mbyll me sukses prezantimin e tij në Tunis, duke siguruar prezencën në finale dhe tashmë të paktën medalje e argjendtë është e sigurtë për Kosovën.

Një ditë pasi motra e tij Nora e fitoi të artën, Akili ka dominuar bindshëm duke i deklasuar të gjithë garuesit që i dolën përpara, e duke i mposhtur të gjithë me ippon.

Një paraqitje e paparë deri tash në një nivel të tillë nga Akili, I cili tashmë duhet të mendojë vetëm për prezencën e tij në finale.

Në finale, Akili e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes kazakut Smagulov dhe iranianit Mohammadi.

Sido që të jetë, Kosova e ka të sigurtë, të paktën edhe një të argjëndtë, duke e quar në 3 numrin e medaljeve të fituara, më së shumti nga të gjitha 46 shtetet pjesëmarrëse në garën e grand Prix të Tunisit. /IndeksOnline/