Super Arsenali, shënon edhe dy gola ndaj Newcastle United

Skuadra e Arsenalit ka shënuar edhe dy gola tjerë në ndeshjen ndaj Newcastle United, e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.
Dy gola të shpejtë për ekipin e Mikel Artetas i shënuan: Bukayo Saka dhe Kiwior, shkruan Indeksonline
Fillimisht Saka shënoi për 3:0 në minutën e 65’të, kurse tri minuta më vonë Kiwior shënoi për 4:0.
Kujtojmë që dy golat e parë për “Topçinjtë” i realizuan: Havertz dhe Botman (autogol)./Indeksonline/