75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Super derbi në Francë, gjashtë gola të shënuar por pa fitues

Ka përfunduar pa fitues derbi i Francës në mes  të PSG-së dhe Monacos.

Skuadra nga Parisi dhe ajo nga Principata barazuan me rezultat 3-3 në ndeshjen e xhiros së 20-të të Ligue 1 të Francës.

Dy golat për PSG-në i shënoi Neymar (3′ dhe 43′) dhe një autogol i Ballo Toure (24′), shkruan Indeksonline.

Ndërsa për Monacon realizuan Martins (7′), Ben Yedder (13′) dhe Slimani (70′).

PSG mban kreun në ligën franceze me 46 pikë, pesë më shumë se Marseille ndërsa Monaco është në vendin e tetë me 29 pikë. /IndeksOnline/