75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 13 Qershor 2023 / LB

Super Ferizaji, emëron drejtor një emër të njohur në futbollin kosovar

FC Ferizaj ka njoftuar se Arsim Abazi është emëruar drejtor sportive në këtë skuadër.

“Cima”, në të kaluar ka qenë skeletor i Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U17.

“Në kohën kur ai u transferua në Turqi, sukses konsiderohej vetëm edhe dalja në ligat e shteteve fqinje. Kësisoj suksesi i Arsimit, u bë krenari për qytetin e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e klubit.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞

FC Ferizaj e ka kënaqësinë të ju informoj se Arsim Abazi është i përzgjedhuri i klubit për pozitën e drejtorit sportiv.

Arsim Abazi apo “Cima” siç njihet në komunitetin e futbollit së fundmi ishte selektor i Kombëtarës së Kosovës për grupmoshat U17. Kurse në kaluarën ka qenë trajner i FC Ferizaj dhe disa ekipeve tjera në Kosovë.

Kurse si lojtar është prej të paktëve që ka thyer kufijtë, duke e arritur kulminacionin me transferimin në ekipin e Superligës Turke, Malatyaspor. Në kohën kur ai u transferua në Turqi, sukses konsiderohej vetëm edhe dalja në ligat e shteteve fqinje. Kësisoj suksesi i Arsimit, u bë krenari për qytetin e Ferizajt.

Përveç Malatyasporit, drejtori ynë i ri sportiv, ka mbrojtur ngjyrat edhe të Sloga Jugomangat, Vardar, FC Prishtina dhe për ta përfunduar karrierën e pasur, aty ku guri peshon më së rëndi, në klubin e tij të zemrës, FC Ferizaj, në vitin 2008.

Arsim Abazi është profil i respektuar, sportist i dashur e i dalluar, njohës i mirë i futbollit, por mbi të gjitha, ajo se çka e veçon, profesionist i pakompromis.

FC Ferizaj e kishte të nevojshëm një profil të përgatitur e të respektuar për këtë pozitë. Një profil që do i largonte hijet e të sjellte dritë në pozitën e drejtorit sportiv.

Arsim, shumë suksese në pozitën më të rëndësishme sportive në klub. Pritjet e tifozërisë janë të mëdha, por jemi të bindur që askush më mirë se ti nuk mund ta përmbushë këtë përgjegjësi, para tifozërisë tonë të zjarrtë që aq shumë e meritojnë suksesin tonë.

FC Ferizaj së shpejti do vjen me njoftime tjera të rëndësishme.

Qëndroni me ne, jemi adresa e profesionalizmit!

💣 💣

⏰ 15:30

FC Ferizaj 🔵⚪️