Super finale, mbyllet pjesa e parë pa gola mes Spanjës dhe Anglisë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së madhe mes Anglisë dhe Spanjës në Euro 2024 me rezultatin e barabartë 0:0.
Në 45 minutat e para nuk pati gola, por nuk munguan rastet edhe pse jo të 100 për qindta, shkruan Indeksonline
Dy kartona të verdhë pamë deri më tani, Harry Kanë për “Tre Luanët” dhe Dani Olmo për Spanjën.
Jude Bellingham saw those "Rodri Ballon D'or" shouts and decided to shush them up!#EURO2024 #ESPENG pic.twitter.com/YP1ifysYYG
— Tamoghna (@ReyesDeUniverso) July 14, 2024
Kombëtarja e De La Fuentes kryeson me posedimin e topit, me 65 për qind.
Gjithashtu edhe në anën e pasimeve, Spanja (328) e ka dominuar Anglinë (149) në këto 45 minuta e para.
Kujtojmë që finalja e madhe e Euro 2024 është duke u zhvilluar në stadiumin e Berlinit në Gjermani./Indeksonline/
📽️ – Chance for Kane but he fails to score.pic.twitter.com/vFZl0RSDmo
— Football Report (@FootballReprt) July 14, 2024