Super finalja e Kupës së Kosovës, Llapi publikon formacionin zyrtar

Sonte me fillim nga ora 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Dritës dhe Llapit, e vlefshme kjo për finalen e Kupës së Kosovës.
Të dy skuadrat kanë sytë vetëm nga ky trofe, pasi që siguruan biletat drejt garave evropiane për sezonin e ardhshëm.
Drita do të synojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që ta fitojë trofeun në fjalë pas afro dy dekadave, kurse Llapi kërkon që ta mbrojë titullin e kampionit në këtë garë, duke e fituar dy herë radhazi Kupën e Kosovës.
Në garën deri në finale, Llapi në çerekfinale eliminoi Gjilanin me rezultat solid 2:0, kurse në gjysmëfinale triumfoi kundër Prishtinës brenda dy ndeshjeve me rezultat të ngushtë 3:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Tahir Batatina është treguar më i shpejtë me formacionin zyrtarë, ku atë e gjeni më poshtë.
Llapi (4-2-3-1): Avdyli; Shabani, Prençi, Neto, Krasniqi; Peposhi, Ramadani; Rivera, Veliu, Selmani; Firmino