Super Fisnik Asllani shënon dy gola dhe i sjell fitoren Elversbergut ndaj Hamburgut

Fisnik Asllani e dëshmoi sot se po kalon në formë fantastike këtë sezon në Bundesligën 2 të Gjermanisë.
Sulmusi 22-vjeçar i cili së fundi u bashkua me Kosovën, sot ka shënuar dy gola për skuadrën e Elversbergut, në fitoren 4-2 ndaj Hamburgut, shkruan IndeksOnline.
Asllani fillimisht barazoi rezultatin në 1-1, në minutën e 40-të, e pastaj shënoi golin e epërsisë në minutën e 53-të.
Ai këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime në dhjetë ndeshje të luajtura me fanellën e Elversbergut./IndeksOnline/