22:41 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / OSH

Super Gjermani, mposhtë lehtësisht Maqedoninë

Kombëtarja gjermane ka mposhtur në udhëtim Maqedoninë me rezultat të thellë 0-4, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Kai Havertz hapi ndeshjen, për të shënuar më pas dy gola mjaft të bukur Timo Ëernër, teksa për pokerin e gjermanëve u përkujdes mesfushori i Bayern, Jamal Musiala.

Gjermania tashmë edhe matematikisht është kualifikuar në botëror me 21 pikë, ndërsa Maqedonia gjindet në pozitën e trete me 12, një më pak se Rumania.