22:56 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Super goli i Mendyt ia sjellë fitoren Real Madridit

Real Madridi ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Atalantas në udhëtim.

Klubi madrilen arriti fitore minimale 1 me 0 në stadiumin e skuadrës italiane, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Mendy në minutën e 86’të.

Kujtojmë që nga minuta e 17’të Reali ishte me një lojtar më shumë, pasi me të kuq ishte ndëshkuar lojtari i Atalantas, Freuler.

Ndeshja e dytë zhvillohet më 16 mars./IndeksOnline/