Super “Intelektualët”: Dhurojnë pako ushqimore për familjet në nevojë
Në natën e fundit të vitit tifo grupi “Intelektualët” janë përkujdesur të ofrojnë ngrohtësi për disa familje në nevoja sociale duke dërguar pako ushqimore.
Aksioni i bardhekaltërve është mbështetur nga disa biznese gjilanase të cilat kanë hapur kuletën për t’iu bashkuar karavanit tashmë tradicional të tifozëve të Dritës për të ndihmuar familjen në nevojë.
“Vitin 2018-te po e mbyllim me iniciativen e Intelektualëve per ti ndihmuar disa familje ne nevoje me disa pako familjare.
Ky eshte viti i dyte qe ne prag te vitit ri i ndihmuam disa familje ne nevoje, por iniciativa jone eshte ndermare edhe per disa festa tjera.
Faleminderojme te gjithe qe ndihmuan rreth iniciatives tone”, thuhet në njoftimin e “Intelektualëve”.
Më poshtë keni pamje nga ky aksion:




