“Super Mario” gjen klubin e ri, ja ku do të vazhdojë karrierën
Sulmuesi italian, Mario Balotelli është bërë me skuadër të re.
Ai ka vendosur të lë futbollin evropian, duke vazhduar karrierën në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ettifaq.
Te kjo skuadër, Balotelli do luajë përkrah ish-yllit të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.
Italiani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Al-Ittifaq, ku do të prezantohet të shtunën në Dubai.
“Super Mario”, së fundi ishte pjesë e Genoas në Serie A, ku bëri 6 paraqitje pa shënuar asnjë gol./IndeksOnline/

