75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

Super Mario tronditi sërish botën, lojtari shfaqi tatuazhe të reja në fytyrë

Kur flasim për gjëra të çuditshme, personi i pashmangshëm në atë temë është sigurisht Mario Balotelli.

Futbollisti i njohur italian edhe një herë tërhoqi vëmendjen me një lëvizje të pazakontë.

Ai publikoi fotot e tatuazheve të tij të reja, të cilat i bëri në fytyrë.

Balotelli ka bërë tatuazh inicialet e emrit dhe një shkronjë në anën e majtë të fytyrës, ndërsa në anën e djathtë ka “vizatuar” një kryq dhe mesazhin “Black power”.