75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / L A

Super Messi çon Inter Miamin në finalen e Konferencës Lindore

Inter Miami ka siguruar finalen e Konferencës Lindore në MLS.

Ata mposhtën Cincinnatin me rezultat të thellë 0-4, duke qenë një hap larg finales së madhe.

Dhe padyshim legjenda argjentinase, Lionel Messi ka luajtur një rol të madh në këtë fitore, ku shënoi 1 gol dhe bëri hat-trick asistesh.

Messi me shokë do të përballen ndaj New York City FC, në finalen e Konferencës Lindore./IndeksOnline/