75 Mall Live Search
08:14 / E Enjte, 10 Prill 2025 / G T

Super Messi, dy gola dhe një asist në fitoren e Inter Miamit

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Los Angelesit në çerekfinalen e dytë në CONCAF Champions Cup.

Ishte Lionel Messi, njeri i u ndeshjes, duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asist, shkruan Indeksonline.

Messi shënoi një gol në minutën e 35-të, më pas bëri asist te goli i Allen në minutën e 61-të dhe më pas nga penalltia realizoi për 3:1 në minutën e 84’të.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Longu në minutën e 9-të.

Inter Miami është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions Cup dhe në këtë raund do të luajë ndaj Vancouver Whitecaps./Indeksonline/