75 Mall Live Search
16:10 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Super Mirlind Daku, realizon gol për Rubin Kazanin në Rusi

Skuadra e Rubin Kazan ka shënuar gol ndaj Sochit në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League në Rusi.

Golin për 1-0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline

Daku shënoi në minutën e 23’të pas një asisti nga Vada. Ky ishte goli i dhjetë i shënuar nga lojtari shqiptar me fanellën e Rubin Kazanit në Premier League të Rusisë.

Kujtojmë që ky gol erdhi dy ditë para se Sylvinho ta shpall listën për Euro 2024./Indeksonline/