16:31 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Super-ndeshje këtë vikend në Superligë, Prishtina – Drita ndeshja me tensione të mëdha

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 30-të, këtë të diel dhe të hëne.

Kryendeshja padyshim që do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina takohet ndaj liderit të tabelës, Dritës.

Kurse, takim tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit që zhvillohet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit.

Ndërsa, Gjilani pas fitores ndaj Prishtinës, edhe këtë xhiro luan si vendas ndaj Drenicës.

IPKO Superliga – Java e 30-të

E diel 17:00 Gjilani – Drenica

E diel 18:00 Prishtina – Drita

E hënë 17:00 Feronikeli – Ballkani

E hënë 17:00 Llapi – Flamurtari

E hënë 17:00 Dukagjini – Trepça ‘89

E hënë 17:00 Vushtrria – Ferizaj.