75 Mall Live Search
21:54 / E Martë, 09 Maj 2023 / C E

Super pjesë e parë, Reali shkon në pushim me epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pas 45 minutash lojë, spanjollët janë në epërsi minimale.

Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar Vinicius Junior me një gjuajtje jashtë zonës.

Në anën tjetër, edhe Rodri kishte një shans të mirë shënimi por Courtois ishte i vëmendshëm dhe e ndali topin në limite. /IndeksOnline/