23:48 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Super telefoni i Huawei vjen në vitin e ardhshëm

Huawei P Smart (2019) do të jetë modeli i ri dhe më i volitshëm i kompanisë kineze me sistemin Android.

Modeli, i emërtuar Huawei POT-LX1, ishte shfaqur në Geekbench me softuerin Android 9 Pie dhe 3GB RAM.

Telefoni vjen me dy variante të hapësirës – 32dhe 64GB. Të dyja variantet do të kenë 3GB RAM, e cila është e pazakontë. Sipas raporteve të mëparshme, telefoni do të ketë procesor HiSilicon Kirin 710. 

Geekbench nuk përmend emrin specifik të procesorit, por sugjeron se çipi ka tetë bërthama me 1.7GHz.

Në test, telefoni shënoi 1517 dhe 5535 pikë në testet e vetme dhe multi-core. Këto janë rezultate mbresëlënëse, duke pasur parasysh se procesori çiftëzohet vetëm me 3GB RAM.

Temat: