16:21 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Super teleskopi që do të na mundësojë të shohim yjet e parë në univers

Teleskopi James Webb do të publikohet më 18 dhjetor dhe është e vështirë të përshkruash entuziazmin e të gjithëve.

Një ‘super teleskop’ është krijuar për t’u mundësuar shkencëtarëve të shohin rajone të largëta të universit dhe të shohin gjëra nga e kaluara, shumë përtej asaj që është në dispozicion tani.

Shpresohet se teleskopi James Webb do të jetë në gjendje të zbulojë dritën nga yjet e parë që shkëlqyen në univers 13.5 miliardë vjet më parë.

Por si funksionon teleskopi dhe kur do të mund të shohim galaktikat e para në univers?

James Ëebb do të përdorë pasqyrën më të madhe astronomike të dërguar ndonjëherë në orbitë, me një diametër prej 6.5 metrash. Është aq i madh, saqë do të duheshin dy javë për t’u hapur dhe përhapur në hapësirë.

Teleskopi është një projekt i përbashkët i agjencive hapësinore amerikane, europiane dhe kanadeze, me një kosto prej 10 miliardë dollarësh. Ai do të lëshohet në bordin e një rakete europiane Ariane-5 nga Guiana Franceze. Pasi të shkëputet nga raketa, rreth 30 minuta pas ngritjes, ai do të kalojë jo më pak se 344 hapat e nevojshëm që duhen bërë për të përfunduar konfigurimin e nevojshëm për misionin e saj.

Teleskopi James Webb u krijua për të parë një pjesë të universit që ne nuk mund ta shohim përmes një super teleskopi tjetër, “Hubble”, i cili ndryshoi mënyrën se si ne e shikojmë universin.

Sipas NASA-s, gjatësitë e valëve më të mëdha do t’i mundësojnë Webb-it të bëjë fotografi të një faze më afër fillimit të kohës dhe të kërkojë formacionet e galaktikave të para që ende nuk janë vëzhguar.

Teleskopi do të jetë në gjendje të ekzaminojë retë e pluhurit kozmik që formojnë yjet dhe grupet planetare të sotme.