21:58 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Super Vedat Muriqi, një gol dhe një asist

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk po ka të ndalur së shënuar e asistuari.

Muriqi në ndeshjen mes Rizespor dhe Trabzonspor ka arritur të shënoj një gol dhe të asistoj njëherë, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 16-të, lojtari i Rizespor, Boldrin shënoi pas asistimit të kosovarit.

Ndërsa në minutën e 65-të, Boldrin ia kthehu borxhin Muriqit duke asistuar tek goli i sulmuesit kosovar.

Muriqi është golashënuesi i dytë në Ligën e Turqisë me 17 gola e 8 asistime.

Vetëm Diagne i Galatasarayit ka më shumë gola se sulmuesi i Kosovës./Indeksonline/