19:42 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Super-vetura që iu shitet vetëm të pasurve

Pininfarina ka fituar emrin në industrinë e automobilave vetëm si një shtëpi projektimi, por qëkur kompania u ble nga Mahindra indiane, fokusi gradual u zhvendos në prodhimin e makinave.

Në kompani, mbeten jashtëzakonisht misterioz për këtë projekt, por kanë zbuluar detaje të reja të dizajnit.

Skica e PF0 tregon një kabinë elegante të ulët me një xham të zgjatur dhe krahë të gjerë përpara, dhe fenerët e ngushtë që shtrihen përgjatë gjithë “hundës” së makinës.

“Dizajni PF0 është pastërtia, thjeshtësia dhe inovacioni, dhe ne kemi krijuar tre imazhe të reja që u japin pronarëve një vështrim emocionues në tiparet e dizajnit që ne do të paraqesim në këtë hiper-makinë të pabesueshme”, tha drejtori i kompanisë së dizajnit Luka Borgunjo.

Në panairet e fundit të mëdha Pininfarina ka prezantuar disa makina të konceptit, dhe këtë vit ai u përfshi patjetër në prodhimin e makinave super-elektrike.

PF0 do të drejtojë katër motorë elektrikë me rreth 2.000 kuaj fuqi, duke përshpejtuar 0-100 km/h në më pak se dy sekonda me një shpejtësi maksimale prej 402 km/h. Me një mbushje të baterisë vetura mund të vozitet gati 500 kilometra.

Pininfarina nuk ka ndërmend të jetë një prodhues i makinave “të zakonshëm”. PF0 nuk është për blerës të zakonshëm, por vetëm ata me xhep të thellë.

Ajo do të shfaqet gjatë Auto-javës në Monterrey në gusht dhe do të jetë në dispozicion vetëm për ata që janë në gjendje ta blejnë për 2.5 milionë dollarë, aq sa do të kushtojë.

Testimi i PF0 do të fillojë më 2019, kur priten fotografitë e para të automjetit të vërtetë. Dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar në fund të vitit 2020.

Pas PF0, Pininfarina ka në plan të zgjerojë ofertën e vet për SUV elektrike, të cilat do të kushtojnë rreth 185,000 dollarë.