Superderbi mes Prishtinës dhe Dritës, formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbit e Superligës së futbollit në Kosovë.
Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës, ndeshje kjo e mbetur nga java e dytë, e cila ishte shtyer për shkak se ”Intelektualët” kishin ndeshje në Conference League, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 17:00.
Drita ka dy ndeshje më pak dhe renditet në vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se Ballkani dhe Malisheva.
Ndërkohë Prishtina renditet e katërta me 19 pikë.
Formacionet zyrtare:

/IndeksOnline/