Supergol në sekondat e fundit, skuadra e Lampardit rikthehet sërish në zonën e play-offit

Coventry City mbrëmë shënoi fitore të madhe minimale 1:0 ndaj Portsmouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 41-të në Championship.
Ishte futbollisti Jamie Paterson që shënoi një eurogol në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha ekipit të tij, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Coventry futet sërish në zonën e play-offit për futjen në Premier League. Dhe kjo është bërë falë trajnerit, Frank Lampard.
Lampard e mori skuadrën në pozitat e fundit në tabelë dhe për pak kohë e çoi pothuajse në maje të Championshipit.
Coventry tani është në pozitën e gjashtë në tabelë me 62 pikë./Indeksonline/
Here is every angle of Jamie Paterson’s last-minute winner.
— Coventry City (@Coventry_City) April 9, 2025
What a night at the @CBSArena. ✨ pic.twitter.com/sOHyEXeE2F