75 Mall Live Search
19:09 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Supergol nga Anis Memhemti, vazhdon shkëlqimin në Championshipin anglez (VIDEO)

Anis Mehmeti po vazhdon shkëlqimin e tij në Championshipin anglez.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka shënuar një supergol në fitoren e sotme të Bristol City ndaj West Bromwich, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari i dha epërsinë skuadrës së tij, qysh në minutën e katërt të ndeshjes.

Ky ishte goli i shtatë sezonal për Anis Mehmetin me fanellen e Bristolit, krahas edhe gjashtë asistimeve./IndeksOnline/