75 Mall Live Search
20:57 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Gj. Sh

Supergol nga Lindon Emërllahu, asiston Meriton Korenica (VIDEO)

Lindon Emërllahu ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës rumune, CFR Cluj.

Ish-futbollisti i Ballkanit shënoi një gol të bukur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë ndaj Farul Constanta.

Emërllahu me një gjujtje të bukur arriti të dërgoj topin në rrjetë në minutën e 50-të, pas asistimit të Meriton Korenicës./IndeksOnline/