75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Supergoli i Dybalas i jep epërsinë Juventusit

Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Sampdorias, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në Genoa.

Paulo Dybala shënoi gol fantastik me vollei për ta kaluar kampionin në fuqi në epërsi 1:0, në minutën e 20-të.

Argjentinasi pranoi një harkim të bukur nga e majta dhe me të parën goditi në “shenjë” për epërsinë fillestare të “Zonjës së Vjetër”./Indeksonline/