75 Mall Live Search
17:58 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Supergoli i Idriz Vocës ia siguron fitoren Luzrenit

Luzerni ka mposhtur si mysafir Xamaxin me rezultat minimal 0-1, në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës zvicerane.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kosovës, Idriz Voca në minutën e 13-të.

Ky gol mjaftoi që Luzreni të fitoj tre pikë të arta në luftë për të kapur garat evropiane.

Aktualisht skuadra e Vocës është në vendin e gjashtë me 27 pikë. /IndeksOnline/