75 Mall Live Search
22:59 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Supergoli i Kimmich e dërgon Bayernin në gjysmëfinale

Bayern Munich ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi ka triumfuar me shifrat 0-1 në fushën e Schalke 04.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, por me kalimin e minutave miqtë nga Mynihu dominuan gjithçka.

Rastet e krijuara arritën të konkretizoheshin në minutën e 40-të, kur Kimmich goditi saktë në zhvillimet e një goditje nga këndi, duke lënë të palëvizur portierin vendas.

Pjesa e dytë vijoi në të njëjtën melodi, me Bayernin që kishte nën kontroll gjithçka dhe arriti të administronte çdo gjë në mënyrë perfekte deri në fund.

Kështu, bavarezët sigurojnë gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, ku janë favorit kryesor për të ngritur trofeun në finalen që zhvillohet në Berlin.