75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / Gj. Sh

Supergoli i Kristjan Asllanit në garë për më të mirin në kualifikimet e “Euro 2024”

Kristja Asllani ishte njëri nga golashënuesit e Shqipërisë në fitoren e së martës ndaj Ishujve Faroe me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Futbollisti i Interit shënoi një supergol duke i dhënë epërsinë Shqipërisë për herën e dytë në atë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Goli i tij është në listën e UEFA-s për golin më të mirë të xhiros së katërt në fazën e grupeve.

Çmimin për golin më të mirë e fiton ai që merr më së shumti vota nga tifozët. Të gjithë mund të votojnë për golin më të mirë në faqen zyrtare të UEFA-s, në linkun e mëposhtëm.

Së bashku me Asllanin në garë për çmimin e golit më të mirë janë edhe Arda Guler i Turqisë me golin kundër Uelsit, Sallai i cili shënoi për Hungarinë në fitoren 2-0 ndaj Lituanisë dhe goli i Sakës në fitoren bindëse 7-0 të Anglisë ndaj Maqedonisë së Veriut./IndeksOnline/